Me besim dhe optimizëm se do të marrin rezultat të mirë që në ndeshjen e parë. Kjo është atmosfera mes futbollistëve të kombëtares të cilët këtë të enjte u nisën për në Pragë, për ndeshjen kundër Ukrainës.
“Për mua ndeshje e veçantë se luajmë në Çeki tek stadium im. E kemi për detyre të japim makasimumin pas europianit”, tha Qazim Laçi.
“Kundërshtarë shumë të vështirë Ukraina për mua. Ekip i fortë me lojtarë të mirë ndeshje e ekuilibruar. Me Gjeorgjinë do kemi mbështetjen e tifozëve në shpi. Tifozët do na mbështesin”, tha Marash Kumbulla.
Përfaqësuesja e futbollit zhvilloi një seancë stërvitore në Tiranë. Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet e para të Nations League kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë.
Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë lojtarë nuk ka probleme fizike. Ndeshja Ukrainë – Shqipëri do të luhet të shtunën më 7 shtator, në orën 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë dhe do të transmetohet në Tv Klan.
Tv Klan