INSTAT: Më të paguarit ekonomistë e IT, bujqësia e keqpaguar
Paga mesatare në vend u rrit pothuajse me 10 mijë lekë, krahasuar me një vit më parë. Çka do të thotë se nëse në fund të 2022 një i punësuar paguhej me 66 mijë e 14 lekë, në fund të 2023 paga e tij u rrit me 13.7 % duke arritur në 75 mijë e 25 lekë.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se ishte ndikimi i administratës publike shkaku kryesor në rritjen e pagave në 2023 me 16.2%, rritja më e lartë e ndërsa më pak ndikuan grupaktivitetet financiare e të sigurimit.
Nëse ndalemi sipas sektorëve, diferenca vjetor e pagës mesatare bruto të një të punësuari në shtet u rrit me 18%.
Ndërsa tek sektori privat ky ndikim u reflektua më pak teksa u rritën me 11.5% krahasuar me fundin e 2022.
Sipas Institutit të Statistikave, sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit kanë pagën më të lartë rreth 145 mijë Lekëve, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 115 mijë lekë, e administrata 87 mijë lekë.
Ndërsa më pak paguhet bujqësia dhe industria me përkatësisht 49 mijë lekë dhe 64 mijë lekë.
Tv Klan