Modelja dhe aktorja e njohur Pamela Anderson në një intervistë të dhënë së fundmi për “New York Times” tregoi shumë detaje interesante rreth dashurisë dhe martesës. Pavarësisht se vitet kanë kaluar, ajo ende vazhdon të shpresojë dhe të ëndërrojë për një tjetër martesë.
“Vetëm një herë tjetër. Vetëm një herë, të lutem, Zot. Edhe një herë tjetër. Vetëm!”, u shpreh ajo për revistën.
Pamela më tej shtoi se lidhja e saj e fundit me producentin Jon Peters, asnjëherë nuk shkoi deri në martesë. Sipas saj dasma e përfolur në mediat rozë nuk është aspak e vërtetë.
“Ishte thjesht një moment i vogël, që erdhi dhe shkoi, por nuk kishte dasmë, nuk kishte martesë, nuk kishte asgjë. Duket sikur nuk ka ndodhur kurrë. Kjo tingëllon çuditshëm, por kështu është”.
Sipas përllogaritjeve të saj, ajo është martuar 3 herë dhe jo 5 herë.
“Njerëzit mendojnë se jam martuar pesë herë. Nuk e di pse, unë jam martuar vetëm tre herë”.
52-vjeçarja ka dy djem, 23-vjeçarin Brandon dhe 22-vjeçarin Dylan, me burrin e saj të parë, Tommy Lee dhe thotë se i ka mësuar ata të merren me uljet dhe ngritjet e jetës.
“Kur lëndoheni dhe ndiheni diçka brenda vetes, kujtojini vetes se do jeni përsëri të lumtur. Gjithçka do kalojë”./tvklan.al