Lille i shkaktoi humbjen e parë Real Madrid për këtë sezon, duke e mposhtur minimalisht në Champions League.

Më i miri në këtë përballje, ishte sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Anësori i djathtë, u shfaq i papërmbajtshëm në krahun e tij, duke qenë një rrezik konstant për madrilenët.

Gjuajtjet nga jashtë zone, shpesh sollën probleme për portierin Lunin, me Zhegrovën që ishte protagonist edhe te penalltia që vendosi ndeshjen.

Prekja me dorë nga gjuajtja e Zhegrovës, i dha 11-metërshin Lille-s, e cila u kthye ne gol nga Jonathan David.

Në fund, sulmuesi 25 vjeçar, u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë çmimin prestigjioz në UEFA. /tvklan.al