Partizani ka rënë për të dytën herë në historinë e tij nga Superliga. Në një takim që në fund pati incidente për shkak të një goli të anuluar për të kuqtë.
Ndeshja e Play out-it e luajtur në Durrës ngjiti në Superligë Kastriotin e Krujës, falë një fitoreje të ngushtë me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Prela në fundin e pjesë së parë.
Ekipet u rikthyen në fushë pas pushimit më kërkues, veçanërisht Partizani që edhe shënoi me anë të Maos. Por goli u quajt i parregullt nga … që tregoi pozicion jashtë loje sulmuesin Nxhela.
Barazimi mund të kishte ndërruar rrjedhën e takimit, por në fund të 90 minutave Partizani e pa veten edhe njëherë në kategorinë e parë ashtu si në sezonin 2000-2001. Ndeshja tjetër Play out do të luhet mes Bylysit dhe Gramozit do të lihet të shtunën pasdite në stadiumin “Qemal Sfata”./tvklan.al