Dhimbje koke te Partizani para derbit me Dinamon. Situata me dëmtimet nuk është aspak e favorshme për “demat e kuq”, me trajnerin Aleksandar Veselinović që duhet të bëj llogaritë pa 4 futbollistë kyç.

Andi Hadroj ka shfaqur probleme fizike në javën e fundit dhe në sfidën ndaj Teutës ka pësuar edhe një goditje në pjesën e kofshës. Edhe Redon Ismajli ka shfaqur probleme, me 22-vjeçarin që ka disa shqetësime muskulore dhe mbetet të shihet nëse do të mund t’ia dalë deri ditën e derbit të rikuperohet.

Gjelbrim Taipi është lojtari i radhës që shqetëson stafin e të kuqve, pasi mesfushori la fushën i dëmtuar ndaj Teutës, njëjtë si Bintsouka, i cili pas një përplasjeje me portierin Tafas vazhdon të ketë shqetësime.

Gjithsesi te stafi i kryeqytasve shpresojnë dhe “kryqëzojnë” gishtat që të 4 lojtarët të mund të rikuperohen në kohë për të luajtur në derbin me Dinamon, në të kundërt Veselinovic duhet të bëjë gati planin B për dinamovitët.

Klan News