Arsimi për demokratët dikton nevojën e një programi emergjence, ndaj dhe 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas tyre duhet të shkojë për rimëkëmbjen e këtij sektori.
Gjatë prezantimit të programit për arsimin dhe kërkimin Shkencor për vitet 2025-2029, ish-Kryeministri Sali Berisha vuri theksin tek rritja e pagave për arsimtarët dhe pedagogët, si dhe fondeve për kërkimin shkencor.
“5% e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1 mijë e 300 Euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit.”
Shkaktar për gjendjen që po kalon ky sektor, Berisha bëri Kryeministrin Rama.
“Nëse 10 vite më parë mesatarja e të diplomuarve në shkollat e larta në vende të ndryshme shkonte nga 18% në 30%, sot shkon edhe deri në 67%.”
Programi për arsimin i demokratëve parashikon gjithashtu përgjysmimin e tarifave të studentëve në universitetet publike, bursa dhe Zero tarifa për çdo nxënës të arsimit profesional dhe për çdo student nga zonat e varfra dhe të shpopulluara.
Tv Klan