Ashtu si cdo 28 Nëntor të kësaj dekade të fundit demokratët kanë festuar sëbashku shpalljen e Pavarësisë dhe ditën e clirimit të vëndit. Edhe pse kryetari i partisë demokratike ishte në Vlorë për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtre të ditës së flamurit, drejtues të tjerë të opozitës kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ata kanë venë kurora me lule në nderim të dëshmorëve në memorialin e Nënës Shqipëri dhe demokratët do të vazhdojnë ti kujtojnë kështu festat, të bindur se 28 Nëntori 1944 është edhe dita e clirimit të vëndit nga nazistët.

Nuk është objekt i politikës të bëjë historinë dhe të kthejë historinë sipas orientimeve të momentit, tashmë është një realitet i njohur botërisht që realiteti Shqiptarë dhe realiteti Jugosllav Serb janë të ndarë vec e vec

Dhe si cdo herë tjetër zyrtarët e lartë demokrat kanë bërë homazhe edhe pranë memorialit të deputetit të vrarë Azem Hajdari i dekoriar së fundi edhe nga Presidenti i Republikës me dekoratën Nderi i Kombit./tvklan.al