Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një sulm të fuqishëm ushtarak ndaj Koresë së Veriut. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, që u referohet burimeve të brendshme pranë administratës Trump.
Goditja ushtarake synon “ti thyejë hundët” Koresë së Veriut dhe të ndalojë programin e saj bërthamor – shkruan “Telegraph”. Sipas burimeve, sulmi planifikohet të jetë tepër i fuqishëm, për t’i përçuar Penianit një mesazh se Uashingtoni e ka seriozisht kur kërkon dhënien fund të programeve raketore dhe bërthamorë që kërcënojnë sigurinë globale.
Burimet thonë gjithashtu se Presidenti Trump është gati për të urdhëruar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme. Si shembull, merret urdhër i menjëhershëm për të goditur me 59 raketa Tomahok, bazën ajrore siriane pas sulmit me armë kimike ndaj civilëve në prill në Kan Shejkun.
Javën e kaluar, senatori republikan Lindsey Graham tha se në rast të një tjetër prove raketore, ka 70% shanse që Uashingtoni të sulmojë Korenë e Veriut.
Reagimi ndërkombëtar ishte i ashpër veçanërisht pas testit raketës ndërkontinentale koreano-veriore në nëntor, që fuste në rreze edhe territori amerikan.
Tv Klan