Edi Rama duhet t’i ëndërroje për katër vjet zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Një deklarate e tille është e sekretarit te përgjithshëm te Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e bere gjate një konference për shtyp pasi u pyet nga gazetaret ne lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste mbi procesin zgjedhor.

Petrit Vasili: “Duke i mirëkuptuar gjithmonë fantazitë egocentrike të zotit Rama e duke konsideruar këtë dhe si një ëndërr besoj se do t’i duhet të ëndërrojë katër vjet të plota dhe pastaj do t’i duhet ta ripërsërisë ëndrrën e tij dhe për katër vjet të tjera. Marrëveshja PD-LSI është ndërtuar jo mbi interesa të vogla të partive, por është ndërtuar mbi interesat madhore të vendit që impononin një zgjidhje të tillë politike”.

Ne këtë konference zoti Vasili hodhi poshtë edhe disa lajme te publikuara nga media pranë lidershipit socialist ne lidhje me një takim te zhvilluar disa dite më parë mes kryeministrit Berisha dhe kreut te LSI-se, Meta.

Petrit Vasili: “Ne i kemi ndjekur, i kemi përcjellë edhe fantazitë e disa mediave, të cilat janë stabilizuar në standardin e tyre të mashtrimit sistematik mediatik. Le t’i lëmë të përkunden edhe ata në ëndrrat e tyre verore të mashtrimit veror. Nuk ka një marrëveshje negociatash sepse kushtetuta dhe rregullat e shtetit shqiptar thonë qartë që ne do të kemi qeveri të re në fillim të Shtatorit, atëherë kur dhe mblidhet parlamenti shqiptar ku dhe mund të realizohet një produkt politik siç është qeveria.”

Ne thelb kjo konference kishte qëndrimin e LSI-se ne lidhje me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e pandemisë se gripit te derrave.

Sipas kësaj force politike, me planet e deritanishme te vena ne funksion nga kjo ministri, situate mund te konsiderohet nen kontroll./tvklan.al