Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja në lidhje me kamionin me dorgë, të kapur në port. Në kamion ishin plot 450 kg kanabis dhe kishin si destinacion Italinë.
Policia thotë se po ndjek në gjendje të lirë shoferin e kamionit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të rinj nga Tirana.
Një ditë më parë, policia gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin tip “Scania”, me targë përpara AA 822 OS dhe targë mbrapa ADT 801 gjeti drogë në brendësi.
Kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike, bosh dhe lënda narkotike ishte e futur në të gjitha këmbët e arkave, ku pas peshimit rezultoi në total një sasi rreth 450 kg kanabis.
Policia thotë se po punohet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal./ tvklan.al