Policia ndaloi Saimir Kodrën, duke e akuzuar për përdorim telefoni gjatë drejtimit të makinës. Kur e pyetën për telefonin, Saimiri duke qeshur i pyet: “Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë”!
Sapo bëri thirrjen nga celulari i policit, kuptoi që s’e kishte fare me vete, por e kishte harruar në shtëpi.
Me këtë përgjigje, ai i la policët të hutuar, të cilët ndoshta filluan të dyshojnë nëse dhe ata vetë i kishin harruar telefonat në xhep.
“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Çfarë ndodh që t’ua shpjegoj. Tek rrethrrotullimi, tek Kopshti Zoologjik për t’u futur në autostradë diku për nga TEG-u, pak më andej, nga ajo rruga e treta më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë telefoni. I thashë me jep telefonin tat ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë. I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi. Falenderoj policinë e qarkullimit që sot më kurseu rrugën mos të vija deri në Klan por u ktheva përnjëherë pastaj dhe u ktheva në shtëpi për ta marrë. Ma pa njëri në dorë celularin që nuk e kisha fare”, tha Kodra./tvklan.al