Policia Rrugore Tiranë ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Përmes një njoftimi, policia njofton se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 17 persona për vepra të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor.  Gjatë javës, janë vendosur 11 mijë e 910 masa administrative, ku dominojnë ato për qëndrim të gabuar: 8 mijë e 409 të tilla.

Masat administrative:

43 masa për xhama të zinj.

834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

8409 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

61 raste për tejkalim shpejtësie.

8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

/tvklan.al