Një 46-vjeçar në Lushnje është prangosur nga policia pasi ka thyer xhamat e Postës Shqiptare në këtë qytet.

Policia njofton se Ilir Rançi goditi dhe theu xhamat e sportelit për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim” ditën e djeshme. Rançi akuzohet për shkatërrim të pronës.

/tvklan.al