Kreu i policisë Shqiptare Ahmet Premçi ka apeluar ndaj autoriteteve britanike për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve të akuzuar për krime të ndryshme të cilët fshihen në Britaninë e Madhe. Në shkrimin e Daily Telegraf, Premçi mësohet të ketë thënë, se në Britani aktualisht ndodhen 100 shqiptarë të kërkuar nga drejtësia e vendit tonë dhe 80% prej tyre akuzohen për krime të rënda si vrasje. Sipas tij problemi qëndron te fakti që të kërkuarve tashmë u është dhënë nënshtetësia britanike, pavarësisht kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradim.

Ne jemi të pakënaqur nga gjykatat angleze të cilat rrëzojnë ekstradimin e këtyre kriminelëve, nuk ka asnjë arsye që një qytetar shqiptar i cili ka kryer një krim nuk duhet të ndëshkohet, citohet të ketë hënë drejtori i së Shtetit Ahmet Premçi, për të përditshmen britanike. Ky fakt nuk është mohuar as nga autoritetet e Britanisë së Madhe, vetë ministria e Brendshme ka pranuar se disa kriminel shqiptar vërtet ndodhen në Britani, por janë nën vëzhgimin e policisë ose janë ende në proces gjyqësor për t’u ekstraduar.

Por ajo që komplikon çështjen e ekstradimit sipas ministrisë së Brendshme Britanisë është identiteti i këtyre personave të cilët në shumicën e rasteve janë regjistruar si shqiptarë nga Kosova të larguar nga territori gjatë luftës. Megjithatë forcimi i ligjeve për nënshtetësinë i rrezikon seriozisht statusin e të kërkuarve shqiptarë, pasi nëse dikush ka marrë nënshtetësinë 10 vjet më parë duke u paraqitur si qytetar i një shteti tjetër, ligji lejon që t’i hiqet kjo nënshtetësi./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj