Bamir Topi: “Është një ditë ku në radhë të parë duhet të kuptojmë që Shqipëria është sot në këtë ditë të shënuar, në saj të punës së disa gjeneratave, po në radhë të parë të atyre që arritën të pavarësojnë Shqipërinë. Ka dy situata shumë të ndryshme në atë kohë Shqipëria luftonte për të mos u dezintegruar, ndërsa sot Shqipëria është në integrim. Pra janë dy ngjarje të cilat vërtetë janë në distancë, por janë shumë sinjifikative për Shqipërinë edhe me këtë rast dëshiroj të uroj të gjithë shqiptarët për festëne  tyre kudo ku ata jetojnë”.

Sali Berisha: “Ne festojmë këtë ditë të pavarësisë dhe çlirimit, më mirë se kurrë në tërë ekzistencën tonë që nga dita e pavarësisë dhe e çlirimit gjerë sot, sepse sot ne festojmë këtë ditë me Kosovën e pavarur, Kosovën e lirë. Pra sot ne festojmë e kremtojmë më të lirë se kurrë në tërë historinë tonë. Sot ne festojmë këtë ditë prag zhvillimeve të mëdha historike, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Edhe njëherë gëzuar ditën e pavarësisë dhe të çlirimit të gjithë shqiptarëve”./tvklan.al