Kompania kineze e prodhimit të telefonave celularë ka prezantuar modelin e ri OnePlus Nord.
Telefoni i ri pritet të hidhet në treg muajin e ardhshëm dhe synon të sjellë një rritje të cilësisë, duke e bërë të krahasueshëm me Samsung dhe Apple, por me një kosto shumë herë më të ulët.
“Ne po sjellim eksperiencën më të mirë që ju prisnit nga OnePlus, në një linjë të re telefonësh, me çmime më të përballueshme. E di që kjo është diçka që shumë nga ju e kanë pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë CEO i OnePlus, Pete Lau.
Modeli i ri do të jetë i ngjashëm me karakteristikat e OnePlus 8 Pro. Kamera kryesore 48MP, një stabilizues optik të imazhit dhe veçorinë “nightscape” për foto të shkëlqyera në errësirë. Gjithashtu, një kamera me kënd të gjerë 8MP, një makro dhe një sensor thellësie 5MP. Një shtesë jo e zakontë janë dy kamerat në pjesën e përparme që në OnePlus do të përdoren për fotot selfie në grup me një kënd edhe më të gjerë tashmë.
Nord vjen me një procesor Qualcomm Snapdragon 765 5G i cili mundëson shpejtësi 10 herë më të lartë dhe pamje grafike 30 herë më të mirë në krahasim me OnePlus. Falë ekranit 90Hz telefoni juaj do të ketë një performancë më të mirë, por jo aq të lartë sa Samsung Galaxy S20. Falë procesorit të instaluar OnePlus Nord bëhet telefoni 5G më i lirë që mund të blini aktualisht, edhe pse ky rrjet i telefonisë është i kufizuar në disa shtete dhe qytete specifike.
Telefonin i ri do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra: blu dhe gri. Tani mund të rezervoni modelin tuaj, por nga data 4 Gusht do e gjeni në Indi dhe Europë. Çmimi fillestar i telefonit do të jetë £379 Paund. Nuk dihet ende se kur ky model do të jetë i disponueshëm në Amerikën e Veriut. /tvklan.al