Emisioni Pro Business i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku në televizionin Klan Plus u ndal sot tek goditja që ka dhënë kriza e pandemisë tek biznesi i tregtisë së verës.
Gazmend Shehi, prodhues prej vitesh thote se sidmos në muajt e karantinës kërkesa për verë ra me 60 përqind pasi qytetarët ishin të prirur të blinin kryesisht produktet jetike të shportës. Shqetësimi për uljen e xhiros ngrihet edhe nga importuesit.
Ludovik Engjëlli thotë se në nivel global rënia u ndje në masën 10 përqind. Për prodhuesit mungesa e shitjeve çon edhe në ngërç për prodhimin e ri pasi kantinat janë plot dhe nuk kanë vënd ku të vendosin sasinë e verës së re, ndaj i bëhët thirrje qeverisë të ndërhy me politikat e saj në mënyrë që vera ekzistuese të ditilohet dhe alkooli i përftuar të shitet në treg për dezinfektim. Gjithësesi shpresat për rritje të konsumit për këtë produkt janë në fundvit gjatë festave.
Ne pjesën e dytë të emisionit Pro Business Drejtoresha Ekzekutive e Bashkimit Tregtar të Shqipërisë u ndal më gjerësisht tek situata aktule e rrjetit tregtar në vend sa i përket vështirësive që kanë.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
Intervistë me Z. Gazmend Shehi Prodhues Vere
Intervistë me Z. Ludovik Ëngjëlli Importues Vere
Intervistë e Znj. Mira Pogaçi Drejtore Ekzekutive Bashkimi Tregtar i Shqipërisë