Procesi i legalizimit në zonat informale në Tiranë po ecën me ritme të kënaqshme. Mese 2400 pasuri janë në prag të nënshkrimit të kalimit të pronësisë, mjafton vetëm kryerja e pagesës nga ana e qytetarëve dhe prona legalizohet. Drejtori rajonal i agjencisë së legalizimit tha se janë gati edhe 5 mijë pasuri të tjera për zonat informale në Tiranë të cilat presin miratimin e këshillit te ministrave.

Agim Berisha: “Për këto 2400, ne kemi filluar shpërndarjen e tyre tek qytetarët, pra ata qytetar që u ka dalë emri. Ne kemi filluar plotësimin e dosjeve dhe u kemi çuar nëpër shtëpi shumicës dhe këta llogaritjet e taks ndikimit në infrastrukturë dhe të pagesës truallit. Nga ky momenti që qytetari bën pagesën, ne hartohet bashkëpunim me ta me i fjalë në zyrat noteriale, kontratat e kalimit të pronësisë. Pra akti final është kur qytetari bën pagesën, sjell mandatin, nënshkruhet kontrata e kalimit të pronësisë, plotësohet leja legalizimit”.

Personave të cilëve u është miratuar dosja janë njoftuar për të kryer pagesën e përcaktuar sipas ligjit. Zonat e para të legalizimit në qarkun e Tiranës janë ato me nivelin më të lartë të informalitetit, të tilla si Bathore, Bregu i Lumit, Selitë apo Kombinat./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro