Lajme Arkiva 2003
Prokuroria e Elbasanit dhe zyra e krimeve ekonomik e financiar ka nisur investigimin e korrupsionit mbi të gjitha nivelet në shkallë prefekture. Nën sitën investiguese të këtyre organeve të specializuara ndodhen të gjitha institucionet shtetërore të pushtetit lokal. Shkollat spitali universiteti etj.
Vetëm pak kohë më parë prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini dha alarmin në këtë drejtim duke lëshuar akuza direkte ndaj institucioneve arsimore dhe universitetit Aleksandër Xhuvani. Sipas burimeve të prokurorisë së Elbasanit aktualisht po punohet për të zbardhur shkaqet e vdekjes të një studenteje në këtë universitet.
Ndërkohë zyra e krimit ekonomik dhe financiar po grumbullon të dhëna dhe pritet të vendosë përpara përgjegjësisë nëpunës dhe funksionar lokal të korruptuar të cilët kanë ndërtuar vila luksoze dhe shëtisin me makina të shtrenjta./tvklan.al