furgonat vloreDrejtuesit e furgonëve në Vlorë bllokuan të dy akset që lidhin qytetin me Fierin.

Kjo është dita e shtatë e protestës së tyre, pas vendimit të qeverise për t’i larguar nga transporti ndërqytetas. Flasin për konkurrencë të pandershme. E madje ky fakt ka shkaktuar tension mes tyre.

Një drejtuesi i kërkohet të zbresë pasagjerët e marrë në Tiranë, pasi nuk lejohet. E për t’u mbrojtur ai thotë se janë të afërm të tij që po i çon në një varrim.

Drejtuesit e furgoneve thonë se protesta e tyre do të vazhdojë dhe do të përshkallëzohet deri në grevë urie.

Shumë prej drejtuesve të furgonëve shprehen se kjo situatë është pasojë e një plani për të vendosur monopole në transportin e pasagjerëve.