Gramoz Ruçi: “Prej 8 ditësh për shkak se zgjedhjet po kthehen në vjedhje, zgjedhjet ende nuk kanë rezultatin që vota e popullit është dhënë në datën 28 dhe këto zgjedhje të çdo minutë, në çdo orë e në çdo ditë që po kalon po legjitimohen dhe çdo institucion që po del prej tyre shkon drejt deligjitimimit. Krimi kushtetues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzon edhe pas 8 ditësh të numërojë dhe të pasqyrojë rezultatin fitues të votave për Partinë Socialiste në qarkun e Fierit është prova më e qartë e kësaj, ashtu sikurse konfirmon botërisht se martesa e fundit Meta-Berisha synon me çdo çmim të vjedhë mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Interesi jetik i kësaj martese është të ndalojë transparencën mbi votat e shqiptarëve në qarkun e Shkodrës, në qarkun e Tiranës, të Fierit dhe të Beratit. Ky standardi i ri kriminal i cenimit të votave të shqiptarëve po i bën zgjedhjet e 28 qershorit të papranueshme dhe rezultatin e tyre të pamundur për tu njohur si legjitim. Unë në emër të Partisë Socialiste dua t’i bëj apelin e fundit Sali Berishës të heqë dorë njëherë e mori dhe përfundimisht nga cenimi i votës së shqiptarëve, duke u nisur nga vota dhe rezultati i qytetarëve të qarkut të Fierit. Në të kundërt do të mbajë mbi vete gjithë përgjithësinë e deligjitimitetit të zgjedhjeve, të mosnjohjes së rezultatit të tyre dhe të deligjitimitetit të të gjitha institucioneve të dala prej tyre. Partia Socialiste është e vendosur të mbrojë çdo votë që elektorati shqiptar ka dhënë nëpërmjet votës së tyre në datën 28 Qershor.”
Beqja: Zgjedhjet, parregullsi në qarkun e Shkodrës
Ilir Beqja: “Dëshiroj të denoncoj publikisht disa nga parregullsitë e procesit zgjedhor të konstatuara në qarkun e Shkodrës, në ZAZ 40 në qytetin e Shkodrës 6 qendra votimi u vendosën në mjedise private, të cilat në të gjitha rastet kanë qenë në pronësi të militantëve të Partisë Demokratike duke ushtruar kësisoj presion të hapur ndaj votuesve. Vendndodhja e qendrës së votimit 276 është ndryshuar 1 ditë para datës 28 qershor duke bërë që shuam votues të PS-së të mos dinë ku duhet votuar. Në qendrat e votimit 240, 293, 299, 303 janë me dhjetëra zgjedhësit për të cilët nuk është shënuar numri i letërnjoftimit apo numri i pasaportës për jashtë shtetit, por vetëm shënimi me kartë apo me pasaportë, çka përbën shkelje të rëndë të kodit zgjedhor. Në ZAZ 44, në qendrën e votimit 038 për PS janë zero vota nga 415 të vlefshme, në qendrën e votimit 046 për PS është numëruar vetëm 1 votë. Të gjitha këto kontestime janë prova më e qartë se procesi zgjedhor ka qenë jashtë standardeve të kërkuara dhe në të njëjtën kohë ka ndryshuar rrënjësisht vullnetin e lirë të shqiptarëve.”/tvklan.al