Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Është shtyrë për të premten e kësaj jave mbledhja e kryesisë socialiste. Për tre orë radhazi, anëtarët e forumit të lartë socialist kanë diskutuar mbi skandalin e publikuar në shtyp të bisedimeve secrete Meta – Ollbrajt. Debate u ashpërsua së tepërmi kur nga mbledhja u nxorë jashtë kryeredaktori i gazetës socialiste “Zëri I Popullit” Erjon Braçe. Kryeministrit ju kërkua të vërtetoj akuzat ndaj kryetarit Nano, të cilat citohe në në materialin sekret të botuara në shtyp.

Mesohet se Meta ka deklaruar se në bisëdimet e tij me Ollbrajt, në pjesën ku akuzohet kryetari Nano kanë qenë të manipuluara. Përsa i përket largimit të Blushit ai duhet të ishte konsultuar më parë me kryetarin e partisë.

Largimi i Blushit është konsideruar i pamotivuar nga shumica e anëtarëve të kryesisë socialiste. Madje ish-kryeministri Majko thotë se, nuk besoj kurrë që dokumentin sekret e ka nxjerrë Ben Blushi. Ish-kryefinancieri Malaj tha se është e pavend të diskutoj me një qeveri të papërgjegjshme. Sekretari i marredhënieve me publikun Rama tha se askush të mos përdor pushtetin ekzekutiv për hakmarrje të njërit apo tjetrit grupim në PS.

Luan Rama:- “U theksua që PS asnjë shokë nuk e ka të tepërt dhe nuk lejon askënd të bëj gjueti shtrigash, në emër të një grupi apo thashethemi korridoresh sepse gjithsekush nga të votuarit në forumet e PS ka vendin e vetë legjitim për tju përgjigjur votës”.

Ruçi e konsideron normal llogaridhënien e kryeministrit dhe ministrave para forumeve drejtuese socialiste.

Gramoz Ruçi:- “Këtu nuk diskuton kryeministri, këtu diskutojnë anëtarë të PS”.

Kabineti qeveritar Meta pritet të kaloj në provën e besimit të KPD në mbledhjen e ardhshme. Deri në kongresin e qershorit duhet të zgjidhet edhe pika e statutit për papajtushmerinë e funksioneve partiake me ato shtetërore që mbajnë disa nga drejtuesit e lartë socialist./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame