Të martën e 5 Marsit një video që tregonte një skenë dhune mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elia Zaharia u bë publike në media. Ndërkohë në një deklaratë Oborri Mbretëror Shqiptar shprehu zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë Princi si provë e dhunës.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Kjo për faktin pasi është kërkuar që AMP të thellojë hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin e tyre, për shkak të zhurmës që u krijua në publik pas publikimit të videos.
Këtë të shtunë Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu me të cilën janë në proces divorci.
Ndërkohë në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zogun dhe babain e saj Gjergj Zaharia. Ndërkohë AMP do të hetojë për të zbuluar edhe personin i cili shpërndau videon e sherrit në media./tvklan.al