Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Situata në qytetin e Tetovës paraqitet më e qetë në krahasim me ditët e kaluara. Ka filluar funksionimi i postës së qytetit, bankave dhe njësive të ndryshme tregtare. Jeta është më e gjallë dhe njerëzit pas orës 7 të mëngjesit, me ndërprerjen e orës policore, kanë filluar të qarkullojnë lirshëm në qytet.

Pas panikut të përhapur në Tetovë për helmimin e ujit të pijshëm, analizat e kryera nga organet përkatëse kanë vërtetuar të kundërtën. Nxënësit e shkollave të mesme e fillore, ashtu si dhe studentët e Universitetit të Tetovës, kanë ndërprerë mësimet nga situata e krijuar në qytet. Numri i të shpërngulurve nga Tetova është më i vogël edhe pse luftimet ende vazhdojnë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame