Rafael Nadal do të jetë mungesa e madhe e US Open. Tenisti spanjoll duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë dhe kjo ka bërë që të vendos të mos marrë pjesë në turneun amerikan.
Gjendja fizike e 38-vjeçarit ka detyruar Nadal për të menduar pushimin. Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, ku u mposht nga kampioni i medaljes së artë, Novak Gjokoviç nuk e ka ndihmuar për të qenë në ritmin e duhur.
Ish-numri një i botës ka fituar 22 tituj Grand Slem po vuan nga dëmtimet në dy vitet e fundit. Nadal qëndron në vendin e 159 në renditjen Botërore, ndikuar kjo nga dështimi për të fituar tituj.
US Open bëhet turneun tjetër i rëndësishëm që mungon pas Wimbledon të cilën refuzoi të marrë pjesë për t’u përqendruar tek përgatitjet për Olimpiadën e Parisit.
Kompeticioni i US Open në tokën amerikane mbahet nga 26 gushti deri më 8 shtator.
Klan News