Nis ndërtimi i shkollës “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”
Pas tërmetit të 26 Nëntorit që rrënoi 17 shkolla, dy prej tyre të ndërtuara nga e para pritet të jenë gati brenda 31 Dhjetorit. Punimet në shkollën “Vaçe Zela” dhe atë “Kristo Frashëri” në zonën e Don Boskos në kryeqytet u inspektuan nga Kryeministri Rama, Ministri i Rindërtimit Ahmetaj dhe Kryebashkiaku Veliaj.
Ndërtimi i këtyre shkollave është pjesë e programit të përbashkët qeveri-bashki dhe sipas kryebashkiakut Veliaj ato do të jenë me standardet më të larta në Tiranë.
Por krahas kopshteve dhe shkollave pritet edhe nisja nga puna e projekteve për lagjet e reja që do të ndërtohen në kryeqytet për strehimin e banorëve që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Krahas zonës së 5 Majit dy lagjet e reja që pritet t’i shtohen kryeqytetit janë edhe ato të kombinatit dhe ish-Uzina e Traktorëve.
Tv Klan