Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio pas një mëngjesi pune të organizuar nga ky i fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi përmes një postimi në rrjetet sociale.  Në qendër të diskutimeve ka qenë progresi i reformave dhe solidariteti me Shqipërinë pas tërmetit të Nëntorit.

“Diskutime të mira mbi progresin e reformave dhe solidaritetin e fortë me Shqipërinë pas tërmetit të Nëntorit dhe para konferencës ndërkombëtare të donatorëve. Sëbashku për Shqipërinë”, shkruan eurokomisioneri./tvklan.al