Basha: Ka humbur kontrollin, të largohet!
Dy ditë më parë Lulzim Basha e vuri në dyshim ekzistencën e spitalit Covid 4, por Kryeministri Rama përgjigjen ia dha nga kanali i tij ERTV, duke publikuar të tjera pamje, kësaj radhe nga ambientet e brendshme të tij.
“Kjo strukturë ka 110 shtretër. Përhapen lajme të tilla nga persona të papërgjegjshëm të cilët thonë se jemi në kolaps, se di ku e shohin kolapsin. Faktet falsin vetë, kush do ta quajë propagandë le ta quajë të tillë”.
Realiteti sipas Kryeministrit është krejt ndryshe nga ata që nxisin katastrofën.
“Është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë”.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ardhur nga kreu i opozitës Basha, duke i kujtuar përmes një materiali video se Rama e ka humbur kontrollin dhe duhet të largohet.
Por betejën virtuale e vijuan, duke mos u ndalur në akuza të ndërsjellta mes njëri-tjetrit.
Edi Rama: Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë.
Lulzim Basha: Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!
Tv Klan