Marcus Rashford largohet nga Manchester United. Pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore, sulmuesi do të kalojë te Aston Villa.
Ai fillimisht do të luajë në Birmingham si huazim, pasi së fundmi dy klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre teksa pritet që të zbardhen plotësisht të gjitha detajet e kontratës.
Deri tani mësohet se Aston Villa gjithashtu siguron një opsion blerjeje për lojtarin. Thuhet se kjo është rreth 40 milionë paund. Për vijiimin e këtij sezoni, klubi i ri do të marrë përsipër një pjesë të konsiderueshme të pagës së madhe për kohëzgjatjen e huazimit.
27-vjeçari ishte në radarin e shumë skuadrave kryesore në Evropë, duke përfshirë FC Barcelona, AC Milan dhe Borussia Dortmund.
Mendohej se Barcelona ishte opsioni i tij i preferuar, por katalanasit nuk ishin në gjendje të bënin hapësirë për një marrëveshje për anglezin.
Rashford ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij me Villa në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur javën e ardhshme në FA Cup.
Tv Klan