Ben Blushi: “Unë kërkoj që të rishikohet vendimi i Partisë Socialiste për të bojkotuar parlamentin. Të rishikohet mundësisht sot, apo në një mbledhje të afërt të grupit parlamentar eventualisht, i cili është përgjegjës për vendimin që ka marrë. I kërkova Asamblesë Kombëtare në kushtet kur forumet e tjera të Partisë Socialiste nuk janë mbledhur prej kohësh, ta rishqyrtoj vendimin vet. I mbetem asaj që kam thënë që në krye të herës në shtator, se bojkoti është strategji e gabuar e Partisë socialiste e cila, i cili nuk pati sukses, sepse sot nëqoftëse bëjmë një bilanc edhe për shkak të bojkotit, kutitë nuk u hapën, ne nuk provokuam dot zgjedhje të parakohshme. Partia Socialiste nuk i dha dot Shqipërisë opozitës që meriton. Një opozitë parlamentare, të fortë, solide, e cila mund të ndërtojë një aksion politik më të fortë në parlament se jashtë parlamentit dhe deklarova, se pavarësisht nga vendimi që mund të marri grupi parlamentar, që nuk kam arsye ta paragjykoj unë do jem në parlament javën e parë të marsit. Unë i bëj apel miqësisht gjithë deputetëve të Partisë Socialiste, e bëra dhe sot në asamble, që të rishikojnë me vullnet të lirë vendimin e tyre për të shkuar në parlament sa më shpejt. Sa më takon padyshim unë jam njeri i lirë, jam njeri i lirë, durimi im ka një fund. Nevoja për t’ju bindur një politike të mbrapsht edhe ajo ka një cak. Rruga e Partisë Socialiste ishte dhe mbetet e pasuksesshme. Rruga e Partisë Socialiste ishte dhe mbetet e pa suksesshme. Sot Partia Socialiste është më e dobët se në shtator, është më e dobët së në tetor, është më e dobët se në nëntor, sepse nuk ballafaqohet dhe është e pamundur të mundësh një kundërshtar, i cili nuk e ke përballë. Ne nuk mund të mundim një kundërshtar nëqoftëse nuk shkojmë ne parlament”.
Ylli Mnjani: “Qëndrim i pandikuar. Panik i cili vjen për shkak se Z.Rama nuk ka përgjigje për t’ju dhënë as socialistëve as shqiptarëve. Z.Rama pasi dështoi të jetë alternativë për të qenë kryeministër i këtij vendi, tashmë ka dështuar të jetë dhe kryetari i opozitës. Ai nuk ka përgjigje për t’ju dhënë socialistëve se pse nuk u hapën kutitë e votimit. Nuk ka përgjigje për t’ju dhënë socialistëve që nxjerr në mitingje sepse nuk është dorëzuar qeveria ende, të paktën këto janë moto të cilët ai i ka thirrur njerëzit për të dalë në protesta. Z.Rama nuk ka rrugë tjetër përveçse të bëjë këto shoë që bën këto shoë të tipit ta kam thënë NGO për fatin e keq, ku partinë e ka katandisur si Shoqatën e Rojtarëve të Pallateve pa Leje. Z.Rama është shfaqur i panikuar edhe në pjesën e dytë të mbledhjes. Ai nuk që në gjendje të japi përgjigje shqetësimit në rritje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe jo vetëm të Z.Blushi, por janë deputetët e Partisë Socialiste që kërkojnë të ushtrojnë mandatin kushtetues që u ka dhënë populli opozitar, por që z.Rama nuk i lë për shkak të këtij paniku. Tentuam të çelim një diskutim në forumin më të lartë të partisë, por që nuk është më forumi më i lartë i partisë, thashë është forumi më i lartë i një NGO, por që Z.Rama pa hapur mbledhjen, vendosi ta mbyll mbledhjen. Kjo është një, që gjithashtu është një vendim disi, jo disi po tërësisht jo statusor. Nuk është gjë e re besoj për ju që mbledhjet e asamblesë hapen vetëm kur flet kryetari dhe mbyllen kur flasin kundërshtarët”./tvklan.al