Lajme Arkiva 2003

Pronari i Prodental Farmës Roberto Volpini reagon vetëm një ditë pas akuzave të bëra nga drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Mihal Tase për furnizimin me ilaçe të skaduara. Volpini ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Mustafa Xhani, drejtorin e spitalit Tase dhe konkurrentë të tjerë të prodhimit farmaceutikë të cilët janë një grup mafiozësh dhe duan ta nxjerrin nga tregu i prodhimit të ilaçeve.

Pronari i Prodental Farmës ka mbyllur fabrikën e tij ku ishin të punësuar 20 punonjës mbrëmjen e ditës së premte. Dëmi i shkaktuar fabrikës është shprehur ai nuk është vetëm ekonomik por edhe moral dhe së shpejti do të largohet nga Shqipëria.

Ndërkohë shefi i laboratorit të Prodental Framës Fatos Osmani është shprehur se ampulat tregonin një shkrim të vjetër që tregonte datën e skadencës të muajit prill 2003 dhe mbi të është vendosur etiketa e vitit 2004, por kjo mospërputhje që shkruhej në ampulë shpjegohej në procesverbalin që shoqëronte kontrata është shprehur ai dhe autoritetet e spitalit kanë qenë në dijeni për një gjë të tillë.

Fatos Osmani: Unë si shef laboratori konfirmoj se cilësia e preparatit tretësirë për injeksion sulfat magnezi 27% është konform kërkesave të farmakopeve britanike evropiane dhe kushteve teknike të fabrikës dhe cilësia e tij është në rastin e analizës 12 shkurt të këtij viti 25% dhe në datën 29.04.03 është 24.39% normalisht është brenda normave të kërkesës./tvklan.al