Armela Krasniqi: “Sali Berisha përsëriti sot me Tiranën atë që beri dje me Beratin. Ne përsërisim sot pas Tiranës atë që thamë dje pas Beratit. Nuk i8 njohim rezultatet e këtyre zgjedhjeve në qoftë se nuk bëhet transparenca në të gjitha kutitë e dyshuara dhe të kontestuar ligjërisht nga PS. Nuk i njohim rezultatet e këtyre zgjedhjeve në qoftë se një popull i tërë i mohohet me dhunë antiligjore e drejta për të lexuar në dritën e diellit vendimin e vet sovran. Nuk i njohim rezultatet e këtyre zgjedhjeve në qoftë se arsyeja e forcës do i imponohet forcës së arsyes dhe jemi të vendosur të mos ndalemi në rrugën e kërkimit të një të drejte kaq themelore të cilën Sali Berisha kërkon të na e mohojë kaq paturpësisht dhe ai nuk do t’ia dalë.”/tvklan.al