Bashkim Basha, 67-vjeçari, i cili u aksidentua gjatë atentatit në Dobraç të Shkodrës humbi jetën në spital, duke çuar në 4 numrin e jetëve të humbura. Basha ishte duke lëvizur me motor bashkë me gruan e tij, Flutura Basha që vdiq atë ditë nga plagët e marra, kur u gjendën mes të një atentati me armë zjarri.
Objektiv i atentatit duket se ishin dy viktimat e tjerë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një tjetër që po lëvizte me ta në makinë, por që nuk është identifikuar ende nga autoritetet. Nga atentati, 23-vjeçari Hamza Lici që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” humbi kontrollin e saj dhe përplasi çiftin e bashkëshortëve.
Deri më tani, policia ka përcaktuar dhe ka arritur të zbuloj se makina tip “Range Rover”, e përdorur në atentat është vjedhur në Durrës disa kohë më parë. Ky informacion ka zgjeruar hetimin e Policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës, që po kryejnë veprime për të kuptuar nëse autorët e vjedhjes së automjetit kanë lidhje me ata të vrasjes.
Nga ana tjetër, grupi i hetimit është në kërkim të këtij personi që shfaqet në vendin e ngjarjes pak minuta pas vrasjes dhe besohet të ketë qenë në makinë me viktimat.
Grupi hetimor nuk përjashton që ai të jetë i shumërkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” me targa korate që u qëllua me breshëri plumbash, teksa hakmarrja është pista kryesore e hetimeve.
Tv Klan