Juela Meçani: “Edi Rama, teksa inaugurojë një rrugë 403 metra të gjatë dhe të gjerë 4 metra, të cilën e ka inauguruar dy herë gjatë dy mandateve të tij të fundit. Shfrytëzoj rastin për të sulmuar kryeministrin Berisha, duke fyer dhe tallur fshatarësinë, duke u shprehur se Berisha mbeti rrugëve të fshatrave dhe duke thënë se Berisha inauguron vetëm vepra të qeverisë vendore. Pikë së pari, zoti Rama në vend që të merret me talljen dhe fyerjen ndaj fshatit dhe përçarjen fshat-qytet. Duhet t’u përgjigjet qytetarëve të Tiranës se si ka mundësi që në komunën e Xhafzotajt janë shtruar në 3 vite 21 km rrugë, ndërkohë që në Bashkinë e Tiranës nuk është shtruar aq gjysma e tyre. Së dyti përsa i përket fondeve, komenti i zotit Rama është një trillim fund e krye. Sali Berisha, ka trefishuar grandet për qeverinë vendore nga 7.1 miliard lekë në 21 miliard lekë dhe bashkia që ka përfituar më shumë nga ndihma e Sali Berishës si asnjëherë më parë në historinë e saj, është Bashkia e Tiranës. Natyrisht këto kryeministri Berisha, nuk i ka bërë për kryetarin me korrespondencë të Bashkisë së Tiranës, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj”./tvklan.al