Banorët e fshatit Fliballije të komunës Sinaballaj në Rrogozhinë kanë mbetur të izoluar për shkak të shembjes së urës.

Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e së hënës kanë shkaktuar rëshqitje dherash dhe kanë dëmtuar urën që lidh fshatin Fliballije me anën tjetër të rrugës.

Banorët kanë denoncuar pranë redaksisë së tvklan.al këtë problematikë dhe u bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë. Ata shprehen se ndihen të rrezikuar, dhe që nga mbrëmja e djeshme janë të izoluar.

Intensiteti i madh i reshjeve të shiut të një dite më parë ka shkatërruar rrugën e fshatit duke bllokuar kështu lëvizjen e banorëve. /tvklan.al