Lajme Arkiva 2003
Rikonfirmohet burgimi i përjetshëm për Arben Grorin i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Milanos për vrasjen e shqiptarit Naim Zyberi.
Njohja e këtij vendimi nga ana e gjykatës shqiptare me kërkesë të prokurorisë kërkoi një kohë të gjatë prej rreth 2 vitesh duke krijuar mjaft debate.
Avokatët mbrojtës të Grorit pretenduan se nuk është ratifikuar nga kuvendi ynë marrëveshja për njohjen e vendimeve gjyqësore të shteteve të tjerë.
Ndërsa akuza ka këmbëngulur që vendimi të ekzekutohet në Shqipëri. Dosja e Arben Grorit i cili po gjykohet paralelisht nga Gjykata e Tiranës për trafik ndërkombëtar droge u depozitua për herë të tretë në Apel.
Kjo e fundit la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e lënë në burg të përjetshëm të pandehurin. Mbrojtja e tij ka të drejtë të bëjë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë çështje./tvklan.al