Një avion luftarak rus u rrëzua ditën e sotme në detin Mesdhe.
Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrotjes ruse, sipas së cilës, piloti arriti të mbijetonte pasi u hodh nga avioni përpara se ky i fundit të përfundonte në det.
Shkak i këtij aksidenti ka qenë një defekt teknik që ndodhi gjatë misionit stërvitor. Avioni i vogël luftarak MIG – 29 ishte ngritur nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”, e vendosur pranë brigjeve siriane.
Pavarësisht kësaj ngjarjeje, operacionet e aeroplanmbajtëses do të vijojnë normalisht. Kjo e fundit, sëbashku me anijet shoqëruese mbërriti në ujërat lindore të detit Mesdhe javën e shkuar.
Përgjatë këtyre ditëve pilotët kanë kryer fluturime mbi Siri për të vëzhguar zonën./tvklan.al