Ka nisur puna për rikonstruksionin dhe rritjen e kapaciteteve të nënstacionit elektrik të Lezhës.
Zv.Kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi punimet në terren bashkë me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ndërsa këtë investim, Balluku e cilëson të rëndësishëm në shërbim edhe të sezonit turistik.
“Investim i kapaciteteve në nënstacion, jo vetëm për të akomoduar të gjitha nevojat e qytetit, edhe ato të zonës së Shëngjinit duke pasur parasysh se ka një kërkesë të shtuar”, u shpreh Balluku.
“Janë bërë investime serioze. Besoj se të gjithë bashkë do të bëjmë atë që është më e mira”, theksoi nga ana tjetër kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Balluku dhe disa shifra të konsumit të energjisë gjatë sezonit veror.
“Kemi patur një Verë sfiduese. Javën e 3 dhe të 4 të Korrikut dhe më pas javën e 1 dhe të 2 të Gushtit, 28 milionë kilovat/orë të cilat duheshin shpërndarë sidomos edhe në zona të caktuara”.
Sipas ministres Balluku, synimi është që punimet në këtë nënstacion elektrik të mbyllen në muajin Mars para nisjes së sezonit turistik.
Tv Klan