Brenda javës që vjen pritet që çmimi i naftës të shkojë në 80 lek. Rritja e çmimit ka filluar të ndihet që prej dy ditësh. Sot në të gjitha pikat e karburanteve në kryeqytet, një litër naftë shitej me 75 lek nga 72 apo 73 që ishte në fillim të javës. Shkak për ndryshimin e çmimit të naftës është bërë rritja e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare. Mësohet se në mbledhjen e importuesëve të karburanteve biznesmenët kanë kërkuar që ARMO të rrisë çmimin e naftës në mënyrë që të shmangen spekulimet. Megjithatë, edhe pas këtij vendimi, tregu vendas nuk kamundur t’i shpëtojë spekulimeve me çmimin e këtij produkti. /tvklan.al