Organizata e vendeve eksportuese të naftës paralajmëron rrije të çmimi të arit të zi deri në 200 dollarë/fuçi. E ndodhur para një situate ku çmimi naftës ndryshon nga dita në ditë, karteli i OPEC-ut duke mos dashur të shmangë problemin ka dhënë alarmin se rritjet e mëtejshme janë të pritshme.
Sipas presidentit të organizatës të vendeve eksportuese të naftës Cakip Chelil gjithçka ka të bëjë me raportin mes dollarit dhe arit të zi. Sipas tij sa herë që dollari humb 1% çmimi i naftës rritet 4 dollar më shumë.
Gjatë ditës së hënë në tregun aziatik çmimi naftës arriti në 119.93 dollarë/fuçi duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës 120 dollar/fuçia. Rritja e çmimit ka testuar sërish tregun ndërkombëtar të artit të zi i cili pësoi një panik pas pezullimi të punës në rafinerinë më të madhe të Britanisë për shkak së grevës së punonjësve të saj./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle