“Rruga e Kombit”, kështu titullohet ekspozita me 40 piktura e të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë sjellë në një mënyrë krejt të veçantë botëkuptimin që shemb çdo mur ndarës mes dy vendeve. Tablotë në pikturë synojnë të transmetojnë emocionet e një rruge që lidh tashmë Shqipërinë e Kosovën me botën e artit të gjeneratës së re. Kështu e cilësuan ekspozitën që u çel në ambientet përpara galerisë së arteve, Ministri i Kulturës, Ardian Turku dhe Zv/ministrja e Kulturës së Kosovës, Lirie Kajtazi.

Ardian Turku: “Janë afro 40 punime të zhanreve të ndryshme të artit pamor që synojnë ti thurin him kryeveprës infrastrukturës shqiptare, rrugës që bashkon dy shtete, por 1 komb që u nda padrejtësisht nga interesat e ngushta historike dhe nacionalizmat etnike. Askush më mirë se të ritë që me talentin e tyre pa paragjykimin e ndasish dhe konfliktesh mund të përcaktojnë në art vlerësimet, emocionet, ndjenjat e tyre për këtë korridor. Sepse kjo rrugë më së shumti i përket të rinjve që nuk njohin kufi, që nuk njohin ndarje gjeografike, integrimi dhe bashkimi është gjitha e tyre e përbashkët”.

Lirie Kajtazi: “Nëse sot jemi dëshmitarë si dhe barriera e fundit fizike çfarë kanë qenë këto male, kanione e lumenj po bëhen të kalueshme përmes urave dhe tuneleve, urat që i kanë krijuar artistët janë shumë më të hershme, sepse ata që shumë kohë kanë jetuar në vizionin e tyre për një hapësirë të përbashkët mbarë kombëtare. S’ka gjë më të mrekullueshme se sa të jetohet ëndrra, se ëndrra shekullore të bëhet realitet i prekshëm, realitet i këtyre gjenerata fatlume që tashmë i kanë të hapura të gjitha rrugët e komunikimit jo vetëm brenda kombëtar por edhe të një komunikimi me gjithë botën”.

Ekspozita është një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. “Rruga e Kombit” lindi si nevojë për krijimin e urave lidhëse e të bashkëpunimit në fushën e artit mes dy vendeve./tvklan.al