Tensioni në Gjeorgji arriti sërish kulmin, ndërsa u përhap lajmi se një karvan ushtarak rus po avanconte drejt Tbilisit. Rusia mohoi se po shkelte kështu armëpushimin e nënshkruar një ditë më parë dhe tha se trupat e saj po çmilitarizojnë zonën e konfliktit, duke shkatërruar bazat ushtarake gjeorgjiane.
Trupat e Moskës janë në qytetin kufitar të Gorit dhe nuk janë drejtuar Tbilisit. Operacioni ynë tha zëvendësi i ushtrisë Ruse për BBC-në është të largojmë pajisjet e rënda iushtarake gjeorgjiane dhe municionet e armatimit në afërsi të qytetit të Gorit, shumë pranë Osetisë së Jugut.
Presidenti amerikan George Bush, e dënoi ashpër këtë lëvizje të Moskës dhe ofroi mbështetjen e Uashingtonit për Gjeorgjinë duke thënë se vendi i tij do të dërgonte forca ajrore dh detare si pjesë e një programi për ndihmën humanitare. 24 orë më parë Moska dhe Gjeorgjia nënshkruan paktin e Francës për një armëpushim provizor që përfshinte dhe kthimin e trupave të 2 palëve në pozicionet fillestare para nisjes së konfliktit.
Për korrespondentët e huaj ky armëpushim është tepër i brishtë sidomos me faktin se rebelët në dy provinca separatiste filoruse të Osetisë së jugut dhe Aplazisë janë kundër këtij armëpushimi dhe mund të bëhen edhe shkaktar për prishjen e tij. Në qytetin gjeorgjian të Gorit dhe në Ksinvali të Osetisë së jugut shënohen dëmet më të mëdha. Afro 100 mijë njerëz kanë shpërngulur si pasojë e këtij konflikti.
Të dhënat flasin se forcat ruse deri tani kanë humbur 74 ushtarë, 171 të tjerë janë të plagosur dh e19 janë të zhdukur. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian u mblidhen në Bruksel thotë CNN dhe ranë dakord për të dërguar paqeruajtës evropian në zonën e konfliktit të cilët do të vëzhgojnë mbajtjen e armëpushimit. Një gjë e tillë do të ndodhë sapo këshilli i sigurimit ta aprovojë rezolutën përkatëse. Shefi i diplomacisë Evropiane Havier Solana, u shpreh se blloku 27 anëtarësh është i përkushtuar edhe në zgjidhjen e çështjes humanitare dhe të rindërtimit sapo të jetë zgjidhur çështja e sigurisë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
Montazh: Vilma Halilaj