Që Rusia ndjehej e kërcënuar nga zgjerimi i aleancës së atlantikut veriorë kjo dihej. Në vazhdën e shqetësimit se pas futjes së Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, radhën do e ketë Ukraina dhe Gjeorgjia. Moska zyrtare kërkon të baraspeshoj pushtetin me forcat perëndimore. Ajo ka vendosur të krijojë një version alternativ të NATO-s me 6 vende të tjera ish-sovjetike që tashmë përbëjnë oborrin e saj të jashtëm.
Bjellorusia, Armenia, Taxhikistani, Kirgistani, Uzbekistani dhe Azerbaxhani kanë arritur një marrëveshje për themelimin e forcës kolektive për ndërhyrjen e shpejt. Forca ushtarake do të luftojë terroristët e do t’u japë përgjigje të shpejt situatave emergjente në rajon. Nga ana e saj Moska zyrtare ka premtuar plot 6 miliard dollarë mbështetje. Presidenti Dimitri Medvedev, deklaroi se aleanca e re ushtarake në një të ardhme shumë të shpejt do të mund të krahasohet me NATO-n për nga potenciali që do të paraqes./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle
Montazh: Vilma Halilaj