Turqia është ajo që ka në dorë ti vërë vulën marrëveshjes për ndërtimin e gazsjellësit “Southstream”, “Rrjedha e Jugut” projekti rival i Nabuko të Bashkimit Evropian.
Në rast se kjo marrëveshje do të arrihet sot, me rastin e vizitës së kryeministrit rus, Vladimir Putin, në Turqi, atëherë gjasat që lufta mes dy gazsjellësve të marrë fund, janë të pakta.
Putin do takohet me homologun e tij, Taip Erdogan, më të cilin do të diskutojë edhe lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ankaraja nga ana tjetër, në Maj, ra dakord me Bashkimin Evropian për ndërtimin e Nabuko, i cili po ashtu do të kalojë nga do të transportojë gaz nga Kaspiku në Evropë nëpërmjet Turqisë.
Rivali “Rrjedha e jugut” kalon nga Rusia në Bullgari nëpërmjet Detit të Zi, dhe meqë është zgjedhur kalimi në ujërat e Turqisë, atëherë projekti përjashton përfundimisht kalimin e gazit nëpërmjet Ukrainës.
Ndërtimin e Nabukos, BE e ka cilësuar si jetik, sidomos sa i takon uljes së varësisë nga gazi rus.
Aktualisht Moska furnizon me gaz ¼ e Evropës. Mosmarrëveshjet për pagesat e gazit Ukrainë-Rusi dimrin e kaluar bënë që një pjesë e mirë e vendeve të Evropës të mos furnizohej me gaz për gati dy javë./tvklan.al