Të paktën 8 persona janë vrarë dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa ruse në qytetin e lindjes së Presidentit Zelensky, në Kryvyi Rih.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko thotë se 2 fëmijë janë në mesin e të plagosurve pasi sulmi goditi një ndërtesë të banueshme. Raportohet për 4 persona të zhdukur.
Shërbimet e urgjencës, policia dhe vullnetarët po kërkojnë nën rrënoja me shpresën për të mbijetuar. Në vendngjarje janë sjellë po ashtu edhe qentë e kërkimit.
Ndërkohë, presidenti Zelensky ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit dhe miqtë e personave që humbën jetën si pasojë e sulmit rus.
“Çdo ditë dhe çdo orë, terrori rus dëshmon se Ukraina, së bashku me partnerët e saj, duhet të forcojnë mbrojtjen ajrore të vendit”, tha ai.
Nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar publikisht sulmin e raportuar në qytetin e lindjes së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky./tvklan.al