Ilir Rusmajli: “Studio franceze nuk ka bërë as edhe një ndërhyrje. Sistemi në rrjetin merimangë të rrugëve të lagjeve të Tiranës. Absolutisht asnjë lloj ndërhyrje sistemimi. Me këtë sistem rrugor qarkullimi vdes. Në këtë sistem rrugor ndihma e shpejtë për qytetarët vdes. Në këtë sistem rrugor shërbimi zjarrfikës vdes. Hyn dhe nuk del dot. Studimi për rrjetin e kanalizimve të të gjitha llojeve nuk ekziston në këtë plan urbanistik. Jo vetëm kaq, nuk ekziston asnjë lloj studimi për godina sociale apo kulturore të domosdoshme për jetën në komunitet. Të gjitha këto ndërhyrje janë të kundraligjshme për të gjitha këto arsye që thashë. Nuk marrin pasrasysh raportet e pronësisë, nuk marrin parasysh faturën e rëndë financiare që mund të shkaktojnë, nuk marrin parasysh interesat kombëtare të të gjithë komunitetit ku kërkohet të bëhet ndërhyrja.” /tvklan.al