Saarbrucken vijon të surprizojë në Kupën e Gjermanisë, duke siguruar gjysmëfinalen e këtij turneu.
Skuadra e ligës së tretë eliminoi Borussia M’Gladbach pas fitores 2 – 1 mbrëmjen e së martës. Një gol në shtesë vendosi sfidën për ekipin që deri më tani ka larguar nga gara edhe Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt.
Te Saarbrucken aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares Shpresa, Tim Cijeva. Ai u përfshi në lojë gjatë pjesës së dytë.
Saarbrucken do të përballet me Kaiserslautern në gjysmëfinale, një klub i madh i futbollit gjerman, por që vitet e fundit është pjesë e ligave të ulëta, aktualisht në Budesliga 2.
Përballja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Gjermanisë është mes ekipit të rekordeve këtë sezon, Bayer Leverkusen dhe Fortuna Dusseldorf që është pjesë e ligës së dytë.
Tv Klan