Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar se bashku me homologun e tij malazez Milo Gjukanoviç piken e kalimit kufitar Muriqan-Sukobin, e cila lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

Ndërtimi i saj është mundësuar me një financim prej 1 milion e 100 mije eurosh te komisionit evropian dhe kjo është pika e pare kufitare e përbashkët ne Ballkanin Perëndimor.

Ne fjalën e tij kreu i ekzekutivit ka deklaruar se dy vendet janë duke bashkëpunuar si asnjëherë me pare dhe është pikërisht detyre e te dy qeverive te nxisin me tej këtë bashkëpunim.

Sali Berisha: “Kurrë në histori nuk kemi punuar kaq mirë bashkërisht dhe kaq shumë për lidhjet midis dy vendeve tona. Ne jemi vende të vogla. Ne duhet me shpejtësi të rrafshojmë kufijtë për të ofruar hapësirat tona për turistët, për tregun, për të gjitha në interesin më të mirë të qytetarëve tanë.”

Edhe kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjykanoviç, u ndal tek dobia e bashkëpunimit mes dy vendeve, fushën ekonomike, ne fushën kundër krimit te organizuar, trafiqeve dhe emigrimit te jashtëligjshëm.

Milo Gjykanoviç: “Marrëveshja e arritur mes dy palëve në 21 Prill të vitit të shkuar simbolizon  një fuqizim të marrëdhënieve midis dy vendeve në shumë fusha bashkëpunimi të bazuara në respektin e përbashkët, por edhe lehtëson udhëtimin e malazezëve dhe shqiptarëve. Ndër të tjera si dy vende fqinje ne kemi të njëjtin objektiv, të ardhmen euroatlantike jo vetëm për ne, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të vendosur për të dhënë kontributin tonë për të garantuar dhe forcuar stabilitetin në rajon”.

I pranishëm ne këtë ceremoni ka qene dhe ambasadori i komisionit evropian ne Tirane, Helmut Lohan, i cili ka deklaruar rëndësinë politike te kësaj nisme, duke thënë se bashkëpunimi rajonal është një kusht për anëtarësimin ne Bashkimin Evropian te vendeve te Ballkanit.

Helmut Lohan: “Kjo pikë e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përbën një hap fillestar për dy vende potencialisht kandidate drejt dhënies së votës së mirëbesimit që vendet anëtare të BE-së i kanë dhënë njëri-tjetrit duke i hequr tërësisht kufijtë mes tyre për të lejuar lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Duke menaxhuar këtë kufi së bashku, duke aplikuar bashkërisht të njëjtat standarde për menaxhimin dhe kontrollin kufitar Shqipëria dhe Mali i Zi rrisin besimin mes tyre dhe hapin mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm”.

Po gjate ditës se sotme kryeministri Sali Berisha ishte ne qytetin e Shkodrës ku ka inauguruar fillimin e punimeve te rrugës Shkodër-Hani Hotit, e gjate 40 kilometra me gjerësi 10.5 metra dhe me financim te qeverise italiane dhe asaj shqiptare me vlere 40 milion euro.

Kreu i qeverise tha se ndërtimi i lidhjeve rrugore ndërkombëtare te Shqipërisë është një nga përparësitë me madhore te qeverise.

Sali Berisha: “Ndërtimi i lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë, lidhjeve rrugore është një nga përparësitë më madhore. Me ndërtimin e kësaj autostrade Shqipëria ka një trafik të ri me vendin mik, Malin e Zi. Së shpejti përfundon projekti i autostradës tjetër që lidh Velipojën me Ulqinin. Në këtë mënyrë ne intensifikojmë lidhjet me Malin e Zi.”

Kryeministri Berisha përpara qytetareve te Shkodrës ka premtuar edhe një here se ndërtimi i unazës se qytetit se shpejti do te behet realitet.

Sali Berisha: “Dua të zotohem edhe një herë para qytetit të Shkodrës dhe qytetarëve të tij, të saj se unaza e liqenit është një nga projektet më të rëndësishme që do bëjmë dhe do e shndërrojmë në realitet. Siç ka bërë qyteti molin do të jetë unaza e liqenit, një liqen shumë i bukur, një liqen me një klimë të mrekullueshme…”./tvklan.al