Lajme Arkiva 2004

Sali Berisha: “Një urim të veçantë le ti bëjmë ne në emër të Partisë Demokratike , ndonëse ja kam bërë mbrëmë me telefon presidentit të neodemokracisë Kosta Karamanlis. Fitore kjo e shkëlqyer! Ditë e madhe dhe historike për Greqinë  dhe kombin mik grek, por do të  thosha dhe mjaft më gjerë se sa për Greqinë, për rajonin dhe Evropën”.

Genc Pollo: “Marrëdhëniet midis dy vendeve tona me zotin Karamanlis në krye do të zhvillohen edhe mirë. Është më afër nesh dujke qenë anëtar i partisë popullore duke qenë se është i djathtë, por pavarësisht nga  kjo politika që ata kanë shpallur, personaliet që janë në krye të saj,, në një farë mënyre të sigurojnë që jo  vetëm bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të shpresojë të ngrihet në nivele më të larta, por edhe një përkrahje që Greqia krahas vendeve të  tjera t Bashkimit Evropian ka dhënë në mënyrë konsekuente për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit do vazhdojë të përforcohet”.

Maqo Lakrori: Ne kemi besim që marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të jenë të tilla. Ka shumë elementë në zhvillimet pozitive të këtyre marrëdhënieve, duke përfshirë këtu edhe procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit tonë. Së dyti ky ishte vendimi i zgjedhësve të shtetit fqinj”./tvklan.al